SPORT, 23 Shtator 2022, 23:11

Konfirmohet rekordi i zi i Juventusit, qindra miliona euro humbje në vitin e fundit

Konfirmohet rekordi i zi i Juventusit, qindra miliona euro humbje në vitin

Juventusi nuk arrin të dalë nga kriza sportive, por edhe nga ajo financiare, duke regjistruar humbje të njëpasnjëshme çdo vit me shifra të cilat bëjnë të lindin dyshime mbi qëndrueshmërinë financiare të projektit të klubit.

Këshilli i Administrimit i klubit i mbledhur sot nën drejtimin e presidentit Andrea Anjeli, ka aprovuar bilancin financiar 2021-2022, që është mbyllur me shifrën rekord të humbjeve financiare për klubin bardhezi, plot 254,3 milionë euro.

Kështu, bëhet fjalë për vitin e pesë financiar radhazi që bardhezinjtë e mbyllin me humbje: -19 mln euro në 2017-18, -40 mln euro në 2018-19, -90 mln euro në 2019-20, -210 mln euro në 2020-21 dhe tashmë një shifër rekord prej -254,3 mln eurosh.