SPORT, 24 Shtator 2022, 19:10

Conte nuk qëndron në Londër, eksperti italian tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Conte nuk qëndron në Londër, eksperti italian tashmë ka

Duket qartë se Antonio Conte po bën një punë shumë të mirë në pankinën e Tottenhamit.

Megjithatë, nuk ka të dhëna për vazhdimin e bashkëpunimit me italianin e famshëm, ndaj tashmë ka nisur të spekulohet se ku do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në fund të sezonit, shkruan abcnews.al.

Nëse i besohet tabloidit britanik, Conte ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Juventusin e tij, ku la gjurmë të thella edhe si lojtar edhe si trajner.

Domethënë, në rast se Massimiliano Allegri, të cilit i dridhet karrigia për shkak të rezultateve të këqija, pushohet nga puna, Conte është gati të marrë një avion për në Torino dhe të marrë përsipër “zonjën e vjetër”.

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, nuk e fsheh më se është pro rikthimit të Contes në stol, ndërsa presidenti Andrea Agnelli është ende pro që Allegri të mbetet trajner.