SPORT, 3 Korrik 2022, 21:56

Getafe nuk heq dorë nga Manaj

Getafe nuk heq dorë nga Manaj

Getafe është duke bërë çdo përpjekje për ta pasur shqiptarin në skuadër.

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja bëhet me dije se klubi madrilen ka nisur bisedimet me Barcelonën, teksa katalanasit i ka vënë edhe çmimin sulmuesit të Shqipërisë.

Për Manajn Barcelona kërkon dy milionë euro teksa mbetet të shihet nëse Getafe është në gjendje ta ofrojë këtë shifër. Vlen të theksohet fakti se Manaj së fundmi ishte pjesë e Specias në Serinë A, ku luajti 30 ndeshje dhe shënoi pesë gola.