TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Siti renditet 8 pikë larg Arsenalit kryesues në Premier Ligë në këtë finale sezoni, por sulmi i Pep Guardiolës është më i miri i 5 kampionateve kryesore të Europës dhe premton një garë deri në fund me “topçinjtë” për skuadrën që do të kurorëzohet kampionia e ardhshme e Anglisë.
Në një klasifikim special të sajtit “Transfermarkt”, dy sulmuesit e “qytetarëve”, Erling Haland dhe Fill Foden kanë prodhuar 37 gola dhe 9 asiste, më shumë se çdo dyshe tjetër sulmi në kampionatet kryesore të kontinentit. Ata lanë pas dy sulmuesit e Napolit, Viktor Osimhen dhe Kvaratskhelia, të cilët lundrojnë me nota kampionësh dhe kanë bërë Klubi i Mançester Sitit do të shitet për një shifër rekord botëror në rast se pronarët amerikanë të familjes Glejzër do të pranojnë një nga ofertat e radhës për të marrë kontrollin e aksioneve të klubit.
Sot është data e fundit për të pritur ofertat, ndërsa klubi është optimist se do të ketë oferta mbi 5 miliardë paund, të cilat do të eklipsonin ato të 4.65 miliardë dollarëve amerikanë të paguara për blerjen e skuadrës së NFL-së, Denver Bronkos, vitin e shkuar.
Mançester Junajtidi pret 6 oferta, disa prej të cilave për të blerë 100% të aksioneve, por edhe pjesë të tyre. Nga këto, dy të fundit, janë ajo e investitorëve nga Katari, e cila rivalizon atë të njeriut më të pasur të Britanisë, Sër Xhim Retklif dhe që pritet që të dyja t’i kalojnë 5 miliardë paundët.
Ofertat e tyre të para ishin pranë shifrës 4.5 miliardë paund. Vendimi për shitjen e klubit te një nga investitorët e mundshëm pritet në ditët e Pashkës, ndërsa klubi mund të marrë kohë për një tjetër periudhë bisedimesh me kandidatët e mundshëm përpara vendimit përfundimtar. që Napoli t’i drejtohet i sigurt titullit kampion pas sezonit fantastik që skuadra e Luçiano Spaletit po bën në 2022-’23-in. Dy sulmuesit e Mançester Sitit dhe Napolit lënë pas një dyshe atomike siç është ajo e PSG-së, Lionel Mesi dhe Kilië Mbape.
Argjentinasi dhe francezi kanë prodhuar në Ligën e Parë franceze këtë sezon 32 gola dhe 17 asiste. Pas largimit të Halandit dhe Levandovskit, në Gjermani është dyshja e Verder Bremenit Duksh dhe Fylkrug ajo që bën ligjin me 23 gola dhe 11 asiste. Premier Liga ka në 10- shen më të mirë të klasifikimit edhe dyshen e sulmit të Totenhemit: Son-Kejn kanë shënuar 26 gola dhe dhuruar 6 asiste mes tyre.
Jo larg tyre renditet edhe Gabriel Martineli dhe Bukajo Saka, dy sulmuesit e Arsenalit, të cilët kanë prodhuar 25 gola dhe 12 asiste për ekipin e Artetës.