SPORT, 31 Korrik 2023, 18:01

Nuk ngopet Al Hilal, i ofron Napolit 140 milionë euro për Victor Osimen

Nuk ngopet Al Hilal, i ofron Napolit 140 milionë euro për Victor

I pangopur në merkaton e transferimeve të verës, Al Hilal duket se dëshiron të bëjë një tjetër lëvizje të madhe. Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, skuadra e Arabisë Saudite i ka paraqitur Napolit një ofertë prej 140 milionë eurosh për Victor Osimen.

Kështu, pas “jo”-së së Kylian Mbappes, Al Hilal kërkon të shtojë në listën e tij një tjetër futbollist të shquar, pas Koulibaly, Milinkoviç-Savic, Neves dhe Malcom. Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli dhe sulmuesi nigerian do ta pranojnë ofertën e arabëve.

Sezonin e kaluar, Oshimen ishte golashënuesi më i mirë i Serie A, duke shënuar gjithsej 31 gola dhe pesë asistime në 39 paraqitje.