SPORT, 31 Korrik 2023, 14:27

"Do të shkojë te Barcelona, zëvendëson Dembelen", babai i Myrto Uzunit publikon lajmin e bujshëm

"Do të shkojë te Barcelona, zëvendëson Dembelen",
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni zhvilloi një sezon fantastik duke shënuar 23 gola te Granada. Futbollisti shqiptar u kthye në idhullin dhe heroin e tifozëve.

Jo më kot arriti të ngjiste ekipin në La Liga dhe t’i jepte titullin kampion në La Liga 2.

Së fundmi babai i Myrtos, Artani, ka publikuar një prej lajmeve që qarkullon në Twitter.

Aty thuhet se Barcelona po mendon që të marrë Myrto Uzunin për të zëvendësuar Dembele, pasi ky i fundit pritet të firmos me PSG. Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e reja, por urojmë që kjo të jetë e vërtetë. 

"Do të shkojë te Barcelona, zëvendëson Dembelen",