TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sfida ndaj Kaljarit në “San Siro”, vendimtare për kualifi kimin në edicionin e ardhshëm të Champions, mund të shndërrohet në ndeshjen e fundit të Rafael Leao me fanellën e Milanit. Një mundësi që tashmë duket shumë më reale sesa disa muaj më parë, pas një periudhe të vështirë që ka zbehur entuziazmin dhe lidhjen mes numrit 10 portugez dhe ambientit kuqezi.
Prej shtatë vitesh, tifozët e Milanit kanë pritur që Leao të bëhet lideri absolut teknik dhe emocional i skuadrës, por paraqitjet e fundit kanë lënë shumë pikëpyetje. Të dielën, më 24 maj në orën 20:45, mund të bjerë përfundimisht perdja mbi aventurën kuqezi të Leaos.
Ndeshja e fundit për ta mbyllur me stil
Pas mungesës në sfi dën e javës së 37-të kundër Xhenoas për shkak pezullimi, Leao po përgatitet të rikthehet titullar në “San Siro”, me synimin për të udhëhequr repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri drejt sigurimit të Championsit. Gjithçka do të varet nga stërvitjet në Milanelo dhe nga vendimet që do të dalin nga grumbullimi i skuadrës i organizuar nga Alegri. Sa herë është aplikuar ky format, Leao pothuajse gjithmonë ka luajtur titullar. Megjithatë, goli i tij i fundit mbetet ai kundër Kremonezes më 1 mars, ndërsa forma e mirë e Nkunkus mund të shtyjë trajnerin të zgjedhë portugezin nga stoli. Por nëse kjo do të jetë vërtet ndeshja e tij e fundit me Milanin, atëherë shanset që ai të luajë nga minuta e parë rriten ndjeshëm.
Klauzola e famshme prej 175 milionë eurosh
Nëse ndarja ndodh, Milani dhe Leao do të hyjnë në një verë të gjatë negociatash dhe spekulimesh merkatoje. Një detaj kyç mbetet klauzola e largimit e përfshirë në kontratën e rinovuar tre vite më parë, 175 milionë euro. Marrëveshja aktuale e Leaos me Milanin skadon më 30 qershor 2028. Megjithatë, është e qartë se asnjë klub nuk pritet të paguajë shumën e plotë të klauzolës. Vlera e tij nuk arriti në ato nivele as gjatë sezonit triumfues 2021-22, kur portugezi ishte një nga protagonistët kryesorë të titullit kampion. Paraqitjet e fundit kanë ulur ndjeshëm vlerën e tij në treg dhe sot Milani mund të konsiderojë shitjen për një vlerë shumë më të ulët.
Forma në fushë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bisedimet për rinovimin e kontratës. Që nga vjeshta e kaluar, drejtuesit e Milanit kishin nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të hedhur bazat e një marrëveshjeje të re. Klubi ishte i gatshëm të rriste pagën aktuale prej 7 milionë eurosh me bonuse, ndërsa kontrata mund të zgjatej deri në vitin 2030 ose 2031, njësoj si ajo e kapitenit Majk Menja. Por pasiguritë rreth të ardhmes sportive të klubit, mundësisë për të humbur Championsin dhe paraqitjeve të vetë lojtarit kanë bërë që negociatat të ndalen plotësisht, të paktën deri në fund të sezonit. Barcelona, Premier League apo Arabia Saudite?
Në “Casa Milan” besohet se oferta minimale për të nisur negociatat do të jetë rreth 50- 60 milionë euro. Poshtë kësaj shifre, klubi nuk dëshiron as të ulet në tavolinë, edhe për të shmangur humbje fi nanciare. Nëse rrugët ndahen, aktualisht ekzistojnë tre pista kryesore për të ardhmen e Leaos. E para është FC Barcelona, admirues i kahershëm i portugezit. Klubi katalanas ka pasur kontakte me rrethin e lojtarit edhe në të kaluarën, ndërsa së fundmi Leao thuhet se është propozuar sërish te blaugranat. Vetë lojtari duket se preferon Spanjën si hapin e ardhshëm në karrierë. Opsioni i dytë mbetet Premier League. Çelsi mund të rikthehet në garë, ndërsa Mançester Junajtid ka bërë tashmë lëvizjet e para, duke tentuar edhe formula me shkëmbim lojtarësh. Së fundi ekziston pista arabe, me Al Hilal të drejtuar nga Simone Inzagi, ku Leao mund të ribashkohej me mikun e tij të ngushtë Teo Hernandez. Presioni fi nanciar nga Arabia Saudite vazhdon të jetë i fortë, por aktualisht portugezi duket më i orientuar drejt vazhdimit të karrierës në elitën europiane.