SPORT, 27 Maj 2022, 16:27

Finalja e Champions League, biletat në tregun e zi kapin shifra stratosferike

Finalja e Champions League, biletat në tregun e zi kapin shifra

Çmime të çmendura për biletat e finales së Champions League në tregun e zi. Finalja mes Real Madrid dhe Liverpulit do të luhet nesër mbrëma në Paris dhe biletat në tregun e zi po kapin shifra nga 3000 deri në 5000 euro një.

E transferuar nga Shën Petersburg në Saint-Denis për shkak të luftës në Ukrainë, ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madrid është një përplasje mes dy klubeve të mëdha.

Zyrtarisht, shitja e biletave u shpall më 28 prill, pas shitjes së 52 mijë biletave të pritshme, 20 mijë për çdo ekip dhe 12 mijë për pjesën tjetër të publikut.

Por ka ende mijëra kërkesa në rrejtet sociale, ku biletat më të shtrenjta janë rishitur nga platforma të specializuara në aktivitete sportive dhe muzikore.