SPORT, 27 Maj 2022, 13:32

Napoli insiston për Brojën, ja shifra që ofron klubi italian për bomberin shqiptar

Napoli insiston për Brojën, ja shifra që ofron klubi italian

Armand Broja është kthyer në objektivin numër një të Napolit.

Gjithnjë e më shumë po flitet për shitjen e Osimhen, me klubin e kaltër që pritet të përfitojë deri në 90 milionë euro, para mëse të mjaftueshme për të zëvendësuar sulmuesin nigerian.

Dhe me cilësitë e Osimhen drejtuesit e Napolit shohin bomberin shqiptar, i cili përveç fizikut, është i ri në moshë dhe mund të lërë gjurmë. Klubi italian ofron deri në 25 milionë euro, por ende nuk dihet qëndrimi i Chelseas.

Më siguri kjo ofertë nuk mjafton, pasi në Premier League janë klube të tjera që janë futur në garë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi është ish-trajneri i Brojës te Chelsea, Frank Lampard, që e kërkon tek Everton.

Skuadra nga Liverpool siguroi mbijetesën me shumë vuajtje dhe për sezonin e ri kërkohet një sulmues.

Megjithatë, Chelsea nuk nxitohet, së pari do të marrë mendimin e trajnerit Tuchel, më pas mund të ketë një “ankand”, pasi në garë janë edhe Newcastle, West Ham dhe të tjerë.

Napoli insiston për Brojën, ja shifra që ofron klubi italian