SPORT, 28 Janar 2026, 18:37

ZYRTARE/ Ylli i Anglisë prish kontratën me Çelsin, luajti për herë të fundit me blutë 619 ditë më parë. Interes nga Bajerni dhe një italiane

ZYRTARE/ Ylli i Anglisë prish kontratën me Çelsin, luajti

Rahim Sterling është më në fund një lojtar i lirë. Futbollisti i Anglisë, i cili ishte lënë jashtë nga blutë e Çelsit në pjesën e parë të sezonit, ka gjetur marrëveshjen për të prishur kontratën ekzistuese me këtë klub, duke dalë si lojtar i lirë.

Futbollisti i cili shënoi blerjen e parë të epokës Bohli në vitin 2022, kishte një marrëveshje me londinezët deri në verën e vitit 2027. Por ndonëse ai përfitonte 325 mijë paund në javë nga kjo marrëveshje, nuk luajti me blutë në këtë sezon dhe në të mëparshmin ishte huazuar tek Arsenali pa shumë sukses. Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Çelsit ishte në majin e vitit 2024, 619 ditë më parë.

Tani ai pritet të kërkojë një sistemim të ri, me ofertat që nuk mungojnë pasi për të ka shfaqur interes Uest Hem në Angli, por edhe Bajern Mynih e Napoli, të cilat pritet të rinisin bisedimet me futbollistin.