SPORT, 25 Mars 2023, 20:30

Euro 2024/ Zvicra 'çmonton' Bjellorusinë, Turqia fiton me përmbysje ndaj Armenisë

Euro 2024/ Zvicra 'çmonton' Bjellorusinë, Turqia fiton me

Përveç sfidës së dardanëve përballë Izraelit kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të orës 18:00. Zvicra ka “shpartalluar” me rezultatin e thellë 0 me 5, Bjellorusinë në Serbi, ndërsa Turqia ka arritur të përmbysë gjithçka pasi ishte në disavantazh ndaj Armenisë me rezultatin përfundimtar 1 me 2 në ndeshjet e para kualifikueseve të Euro 2024.

Zvicra e nisi me tepër vrull përballjen ndaj bjellorusëve me “fantazistin” e Luganos, Renatos Steffen, i cili shënoi plot 3 herë në pjesën e parë.

Ndeshja nuk do të mbaronte me kaq, pasi në pjesën e dytë do të vinte radha e “shqiponjës”, Granit Xhaka për të qenë protagonist fillimisht me një eurogol në minutën e 62’-të e më pas dhuron një asistim fantastik vetëm 3 minuta më vonë për “bomberin” e Basel, Zeki Amdouni, për të vulosur rezultatin e përgjithshëm 0 me 5.

Në krahun tjetër në arenën “Vazgen Sargsyan Republican”, Turqia ka bërë gjithçka vetë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1 me 2 ndaj Armenisë.

Fillimisht turqit do të provonin disavantazhin me mbrojtësin Ozan Kabak, i cili dërgon topin në rrjetën e tij duke shkaktuar një autgol.

Mirëpo, shokët e skuadrës nuk e lanë “në baltë”, me “fantazistin” e Feyenoord, Orkun Kokcu, në minutën e 35’- të dhe sulmuesin e Galatasaray, Kerem Akturkoglu, në minutën e 64’-rt, që përmbysën gjithçka duke arritur fitoren e parë drejt rrugëtimit në Euro 2024.