SPORT, 25 Mars 2023, 20:05

Euro 2024/ Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv

Euro 2024/ Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 1-1 në ndeshjen me Izraelin e vlefshme për Grupit I, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi disa herë ishin shumë pranë të rrëmbenin fitoren në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Kosovën që gjeti golin si pasojë e devijimi të topit të Rashicës nga lojtari i Izraelit, Eli Dasa.

Në pjesën e dytë, Dardanët shënuan të parët në minutën e 49-të me anë të Rashicës, por goli i tij u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Pas këtij goli te Kosova pati një pakujdesi dhe këtë e shfrytëzuan më së miri vendasit duke gjetur golin e barazimit 1-1 me anë të Dor Peretz (56’).

Pas golit të barazimit u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por raste më të mira pati Kosova.

Ishte minuta e 84-të kur Arbër Zeneli pati një rast të mirë pas asistimit të Vedat Muriqit, por dështoi t’i ndryshoj shifrat, ndërsa Rashica (90+) nga afër portës nuk arriti ta dërgoi topin në portë dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e dytë me një pikë, po aq sa ka Izraeli i treti.

Në ndeshjen e ardhshme, Dardanët presin Andorrën në Prishtinë, ndërsa Izraeli udhëton në Zvicër.

Goli i Kosovës.

Goli i Izraelit.