TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U luajtën sonte 7 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Europianit, teksa u shënuan plot 23 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Francës dhe Holandës që përfundoi me rezultatin 4-0. Ndërkohë që duele interesante ishin dhe ato mes Çekisë dhe Polonisë, dy skuadra rivale të Shqipërisë. Vendasit çekë i dhanë një “leksion” polakëve të Levandovskit duke i mposhtur me rezultatin 3-1, ndërkohë që Belgjika mposhtu Suedinë e Ibrës me rezultatin 0-3, të 3 golat për kombëtaren e Tedeskos u shënuan nga Lukaku.
Në duelet e tjera, Austria, Greqia dhe Serbia bënë detyrën duke fituar pa probleme. Dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Edhe këto dy skuadra bëjnë pjesë në grupin e Shqipërisë.
REZULTATET
GRUPI B
Gjibraltar-Greqi 0-3
Masuras 12′ , Siopis 45′ , Bakasetas 58′
Francë-Holandë 4-0
Grizman 2′ , Upamekano 8′ , Mbape 21′ , 88'
GRUPI G
Serbi-Lituani 2-0
Tadiç 16′ , Vlahoviç 53′
GRUPI F
Austri-Azerbajxhan 4-1
Sabicer 28′, 50′; Gregoritsç 30′, Baumgartner 69′ / Mahmudov 64′
Suedi-Belgjikë 0-3
Lukaku 36, 49′, 83′
GRUPI E
Moldavi-Ishujt Faroe 1-1
Nikolaesku 86’/ Mikelsen 28′
Republika Çeke-Poloni 3-1
Krejçi 1′ , Cvancara 3′, Kuchta 64′ / Szyanski 87′