SPORT, 16 Shtator 2025, 19:13

E pazakontë! Daku spektator në ndeshjen e çuditshme, Rubin Kazani dhe rivalët e tyre ndajnë pikët 2 me 1 pas penalltive

E pazakontë! Daku spektator në ndeshjen e çuditshme, Rubin

Mirlind Daku nuk ishte i gatshëm sot për Rubin Kazanin, që luajti përballë Orenburgut. Këto të fundit fituan përmes penalltive në ndeshjen e pazakontë që mund të shikohet në Kupën e Rusisë.

Skuadrat ndahen në grupe ku barazimi nuk është opsion. Kështu pas penalltive, ekipi humbës mban 1 pikë të merituar gjatë kohës së rregullt dhe fituesit regjistrojnë 2 pikë.

Daku ishte spektator në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Grupit A në Kupë. Dhe skuadra e tij barazoi pa gola gjatë kohës së rregullt.

Penalltitë u buzëqeshën më pas vendësve të Orenburgut. Këto të fundit fituan 4 me 2, ndërsa Veldin Hoxha u aktivizua nga stoli për të goditur më pas penallti. Fatkeqësisht, futbollisti i Kosovës e humbi.