TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në Serienë A, por për kampionët në fuqi të Italisë, ka një re në horizont. Dhe është nga ata shqetësueset, siç ndodh shpesh kur klubet apo drejtuesit akuzohen për evazion fiskal dhe shkelje të rregulloreve financiare.
Hetuesia e Romës ka caktuar datën 2 tetor si atë kur do të nisë procedimi gjyqësor për klubin e Napolit, presidentin Aurelio De Laurentis, si dhe asistentin e tij, Andrea Kiaveli. Akuzat bazohen në manipulimin e bilanceve financiare në vitet fiskale 2019, 2020 dhe 2021.
Në rastet në fjalë, Napoli akuzohet se ka regjistruar plusvalenca fiktive me blerjen e disa lojtarëve, gjë për të cilën disa vite më parë u dënua Juventusi. Mes tyre është transferimi i Kostas Manolas nga Roma si dhe të Viktor Osimhen nga Lila.