TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seria A si gjithmonë prodhon momente tensioni dhe në javën e fundit protagonist ishte Masimiliano Alegri. Trajneri i Milanit u largua me karton të kuq, ndërsa hoqi xhaketën duke protestuar për vendimet e gjyqtarit.
Sot janë zbuluar vendimet për episodet gjatë javës. Ndaj Alegrit është vendosur vetëm pezullimi për ndeshjen e ardhshme me Udinezen, duke shtuar edhe gjobën 10 mijë euro.
Milani dhe Napoli janë bërë subjekt i gjobave simbolike për ta. Secili klub duhet të paguajë nga 5000 euro, pasi kanë vonuar pajustifikim fillimin e pjesës së parë me rreth 4 minuta.
Milani do e ketë në transfertë ndeshjen me Udinezen. Ky takim i vlefshëm për javën e katërt do të luhet më 20 shtator, prej orës 20:45.