SPORT, 16 Shtator 2025, 17:37

Shumë rekord! Gjashtë ekipe të Superiores fërkojnë duart, presidenti i FIFA-s zbulon sa do fitojnë klubet për Botërorin 2026

Shumë rekord! Gjashtë ekipe të Superiores fërkojnë

FIFA ka vendosur që për herë të parë të vendosë në dispozicion të klubeve, që kontribuojnë me lojtarët e Botërorit 2026, një shumë prej 355 milionë dollarësh. Vendimi është zyrtarizuar nga presidenti Xhani Infantino.

“Një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre, duke forcuar partneritetin tonë të fortë me Shoqatën Europiane të Klubeve dhe klubet në të gjithë botën, ndërsa presim me padurim një edicion inovativ dhe globalisht gjithëpërfshirës të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm”, u shpreh ndër të tjera presidenti Infantino.

Shumë do të ndahet edhe për futbollistët që marrin pjesë vetëm në kualifikuese. Kështu deri tani Egnatia ka patur Dajsinanin dhe Dylis si përfaqëues, ndërsa nga Dinamo është ftuar Aliji te Kombëtarja shqiptare. Më parë edhe Zabërgja nga sezoni i kaluar.

Kristian Dros ishte i ftuar te Moldavia, ndërsa për një kohë luante për Elbasanin dhe më pas Vllazninë. Po ashtu edhe Bylis do të përfitojë financiarisht, ndërsa Abubakar Kamara ka luajtur me përfaqësuesen e Nigerit.

Vora po ashtu i bashkohet 5 skuadrave të Superiores duke përfituar deri tani. Në sezonin e kaluar, kur ishte pjesë e Kategorisë së Parë, Ruzgis ftohej nga Lituania.