SPORT, 15 Shtator 2025, 16:47

Debutimi me Trabzonsporin, Muçi flet pas ndeshjes së kontestuar ndaj Fenerbahçes: Të luftosh me 10 lojtarë nuk është e lehtë

Debutimi me Trabzonsporin, Muçi flet pas ndeshjes së kontestuar ndaj

Ernest Muçi luajti dje si titullar për Trabzonsporin ndaj Fenerbahçes. Këto të fundit fituan minimalisht, 1-0.

Muçi e kishte ndeshjen e debutimit me Trabzonspor. Trajneri Fatih Teke i besoi menjëherë vendin e titullarit, ndërsa i dha 60 minuta.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare foli pas sfidës në transfertë. Skuadra e tij luajti me 10 lojtarë nga minuta e 20-të, kur Jokuslu u largua me karton të kuq.

“E nisëm mirë ndeshjen, edhe e gjetëm golin. Aktualisht, goli ende po kontrollohet. Të luftosh me 10 lojtarë nuk është e lehtë. Luftuam mirë, u mbrojtëm mirë. Nuk ishte e lehtë të vazhdoje me 10 lojtarë.

Treguam se jemi një skuadër e shkëlqyer dhe e mirë. Luftuam mirë”, u shpreh Muçi pas ndeshjes.