SPORT, 15 Shtator 2025, 19:40

Stadiumi i Serbi-Shqipëri ishte vendosur tre muaj më parë, ja çfarë thotë rregullorja e kualifikuesve të Botërorit për raste të tilla

Stadiumi i Serbi-Shqipëri ishte vendosur tre muaj më parë, ja

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në Beograd, siç ishte planifikuar fillimisht, por në Leskovac, në një stadium më të vogël, ku vendasit të kenë mundësinë të kontrollojnë më mirë huliganët e tyre të pandreqshëm.

Vendimi është zyrtarizuar pas kërkesës së Federatës Serbe dhe ka ardhur me miratimin edhe të FSHF-së, që ka pranuar të zhvendoset në Leskovac. Rregulloret e kualifikuesve e thonë qartësisht që një gjë e tillë është e mundshme, edhe pse stadiumi ishte zyrtarizuar 3 muaj më parë.

Stadiumi plotëson standartet përkatëse të UEFA-s, ka afër një aeroport ndërkombëtar, atë të Nishit, ndaj FSHF ka vendosur të mos bëhet pengesë për këtë ndryshim të kërkuar nga pala serbe.

Çfarë thotë rregullorja e FIFA-s për stadiumet në kualifikueset e Botërorit

Stadiumet e ndeshjeve do të caktohen nga Federata pritëse në bashkëpunim me Konfederatën përkatëse. Ndeshjet mund të luhen vetëm në stadiume që janë inspektuar dhe miratuar nga Konfederata përkatëse. Kundërshtarët dhe FIFA do të njoftohen njëkohësisht nga Federata pritëse dhe Konfederata të paktën tre muaj para se të luhet ndeshja në fjalë.

Në parim, vendi duhet të jetë i vendosur jo më larg se 150 km larg aeroportit ndërkombëtar më të afërt, i cili nuk duhet të kalojë një distancë maksimale prej dy orësh me makinë. Aeroporti duhet të ofrojë mundësi uljeje për fluturime çarter në rast se Federata vizitore zgjedh të marrë me qira fluturimin e delegacionit të saj direkt në këtë aeroport.

Nëse Federatat nuk mund të bien dakord për vendet e ndeshjeve, Konfederata përkatëse duhet të ndërmjetësojë dhe t’i paraqesë një rekomandim FIFA-s. FIFA do të marrë vendimin përfundimtar.