SPORT, 24 Qershor 2022, 20:47

Zëvendësuesi i mundshëm i Levandovskit, drejtori sportiv i Bajernit jep përgjigjen finale për Ronaldon: Është një kampion, por…

Zëvendësuesi i mundshëm i Levandovskit, drejtori sportiv i

Lajmi se Ronaldo mund të ishte pasuesi i Levandovskit te Bajerni, me sulmuesin polak që po shtyn për një transferim te Barcelona kanë bërë xhiron e globit në orët e fundit.

Për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare kësaj hipoteze të mundshme ka menduar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidziç i cili i ka thurur elozhe portugezit, por ka deklaruar se transferimi i tij në Gjermani nuk do të ndodhë.

“Ronaldo është një lojtar i madh, një kampion me një karrierë të jashtëzakonshme.”

Dua të qartësoi se historike e një afrimi të tij të mundshëm te Bajerni nuk është e vërtetë, kjo gjë nuk do të ndodhë.”, u shpreh drejtori sportiv i bavarezëve.