TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pista “Di Maria” sfumon, ndoshta përfun dimisht, të paktën siç raporton “Gazzetta dello Sport”.
Edhe pse Juventusi kishte marrë garanci nga menaxherët e tij se brenda fundjavës Angeli do të jepte përgjigjen përfundimtare mbi ofertën e bërë nga bardhezinjtë (7.5 milionë euro neto për 1 vit), mbrëmjen e djeshme duket se dikush në Torino është lodhur së luturi sulmuesin 34- vjeçar argjentinas dhe mbase ka thyer përfundimisht edhe ëndrrën e trajnerit Masimiliano Alegri për ta pasur në skuadër.
Pa dyshim që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga asnjëra prej palëve konkrete, por prestigjiozja italiane garanton se mosrespekti i treguar nga Di Maria, pas më shumë se një muaji kontakte dhe ripërmirësimi oferte për të, nga ana e “El Fideos” nuk ka ardhur qoftë edhe një sinjal interesimi mbi atë çfarë i ofronin.
Gjithsesi, Juventusi nuk është se është strukur në një cep dhe ka nisur të qajë, përkundrazi, mëngjesin e djeshëm kishte reaguar fuqishëm, duke hapur me leje të PSG-së një tratativë serioze për mikun më të ngushtë te PSG-ja, por edhe jashtë fushës së Di Marias, Leandro Paredesit.
Ky nuk është një emër i ri në radhët e bardhezinjve, pasi ata e kanë kërkuar ndër vite. Edhe Paredes është një dëshirë e Alegrit, pasi mendon se me Pogbanë dhe Lokatelin do të plotësonin njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha në Paris duan ta sakrifikojnë për të ulur humbjet e mëdha. Edhe vetë lojtari ka dhënë OKin për bisedimet, por i vetmi ngërç është rroga. Leandro përfiton 6 milionë euro neto në klubin e Al-Khelaifit, me bardhezinjtë që i kërkojnë të ulen në 5 milionë. Gjithsesi, bisedimet sapo kanë nisur.