SPORT, 18 Korrik 2022, 18:01

Duro ndryshon listën e lojtarëve të grumbulluar për turin e dytë të Conference League

Duro ndryshon listën e lojtarëve të grumbulluar për turin e

Pas kalimit në turin e dytë, ku Laçi mposhti Iskran, tashmë kurbinasit po përgatiten për ndeshjen e radhës në Conference League, ndaj Petrocub.

Ndaj, moldavëve, Laçi niset sërish si favorite për të kaluar më tej teksa para ndeshjes së parë e cila luhet këtë të enjte, vihen re edhe disa ndryshime në listën e futbollistëve të federuar. Kështu, jashtë ka përfunduar sulmuesi Harmon Van Dave ndërsa është përfshirë portieri Klajdi Kuka dhe mbrojtësi Isi Manellari.

Sezonin e fundit, Kuka e mbylli te Tërbuni, ndërsa sa i takon mbrojtësit Manellari, së fundmi ishte pjesë e Tomorit. Ndërkohë, Laçi ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të tretë nëse eliminon Petrocub, teksa shorti i rezervon fituesin e çiftit Fehervar-Gabala.