TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizanit i duhet të zgjidhë një problem të rëndësishëm, të gjejë një trajner të denjë që të nxjerrë ekipin kampion. Ndërkohë së fundmi ka qarkulluar një hipotezë e bujshme.
Zbulohet se “Demat e Kuq”, kanë hedhur “grepat” për të joshur trajnerin aktual të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, që sezonin e shkuar spikati me korçarët duke i renditur në vendin e tretë pas verdikteve të “Final 4”.
Vlen të theksohet fakti se trajneri serb është nën kontratë me korçarët, dhe kalimi te Partizani duket një mision i vështirë.
45-vjeçari është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë ndërsa në sezonin e fundit, arriti t’i çonte korçarët në “Final 4”.
Mbetet me mjaft kuriozitet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit serb.