SPORT, 6 Gusht 2024, 18:43

Ndërpritet gara e sërfit në Lojërat Olimpike, papritur shfaqjen e “vjedh”… një balenë!

Ndërpritet gara e sërfit në Lojërat Olimpike, papritur

Një “vizitor i papritur” ka ndërprerë dje gjysmëfinalen e sërfit të Lojërave Olimpike, që po mbahet këtë vit në Francë. Ndërhyrja u bë nga një… balenë, e cila mahniti të pranishmit me hedhjen e saj mbi ujë.

Për fat të mirë, balena ishte në një distancë të sigurt nga dy sërfistët që po garonin.

Tahiti, Polinezia Franceze, është një nga vendet ku balenat mblidhen gjatë sezonit të çiftëzimit, lindjes dhe migrimit. Po ashtu, Tahiti ka edhe disa zona të mbrojtura detare.