SPORT, 6 Gusht 2024, 19:52

Vlejnë 70 milionë euro/ Një skuadër në shitje, ja 12 të padëshiruarit e Motës

Vlejnë 70 milionë euro/ Një skuadër në shitje, ja 12

Juventusi vijon të kërkojë përforcime në merkato, por është e qartë për çdo drejtues të klubit se duhet bërë punë edhe për shitjen e disa elementëve. Të një skuadre të plotë për të qenë të saktë. Janë plot 12 futbollistë të tepër në organikën e Tiago Motës i cili pas ndeshjes me Brestin pranoi se kishte folur me secilin prej lojtarëve të tij.

Disave u kishte prezantuar idetë e projektit të ri, ndërkohë me të tjerë u kishte thënë se nuk kishin vend. Mes tyre edhe elementë si Federiko Kieza të cilin Juvja e vlerëson 15 milionë euro, apo MeKeni që mund të largohet për të paktën 10. Milik ka gjithashtu merkato e mund të shitet për oferta mbi 5-7 milionë euro, teksa në dalje është e Kostiç, De Shiljo dhe portieri Shezni që ka dalë hapur në kërkim të një destinacioni të rinj.

Të tjerë si Artur, Kavilja, Barbieri apo Gonzales duhet të sjellin likuiditet në arkat e bardhezinjve, teksa mbetet ende i panjohur vendimi për Djalonë që në janar zbarkoi me bujë në Torino, por minutazhin e pati me pikatore.

Nga kjo skuadër e cila mund të luante pa probleme me një 4-3-3-sh tipik, drejtori Xhuntoli synon të paktën 60-70 milionë euro, të gjitha të destinuara për përforcime të reja për Motën dhe projektin e tij ku këta 12 djem nuk bëjnë pjesë si pasojë e vendimeve të trajnerit dhe të drejtuesve të klubit.