SPORT, 7 Gusht 2024, 18:26

Skandal në Lojërat Olimpike “Paris 2024”/ Bleu kokainë nga një 17-vjeçar, arrestohet sportisti

Skandal në Lojërat Olimpike “Paris 2024”/ Bleu

Një tjetër skandal është regjistruar në Lojërat Olimpike të Parisit. Një nga lojtarët e kombëtares australiane të hokejt ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka blerë kokainë. 28-vjeçari Tom Craig u kap në flagrancë teksa blinte kokainë nga një 17-vjeçar në lagjen numër 9 të Parisit, pranë një blloku apartamentesh.

Oficerët e policisë që surprizuan atletin dhe tregtarin e kokainës, i cili gjithashtu u arrestua. Craig, dyshohet se kishte një gram kokainë në momentin kur u ndalua. Zyra e prokurorit në Paris njoftoi se marrëveshja mes atletit dhe tregtarit të drogës kishte ndodhur natën midis 6 dhe 7 gushtit, duke shtuar se

“Policia lokale arrestoi shitësin, i lindur në dhjetor 2006, dhe blerësin, i lindur në shtator 1995 në  Australi”, njoftuan ata.

Komiteti Olimpik Australian (AOC) konfirmoi më vonë se një anëtar i ekipit australian të hokejt është në paraburgim dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur ende. Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk pranoi të komentojë arrestimin e 28-vjeçarit, i cili luajti për herë të fundit në humbjen në çerekfinale të ekipit të tij ndaj Holandës.