SPORT, 6 Gusht 2024, 16:51

Vjen zyrtarizimi, sulmuesi Mario Gjata largohet nga Egnatia

Vjen zyrtarizimi, sulmuesi Mario Gjata largohet nga Egnatia

Nuk ka dilema, Mario Gjata është larguar nga Egnatia. 

Është vetë sulmuesi që njofton largimin nga rrogozhinasit me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Faleminderit Egnatia”, shkruan Gjata shkurtimisht duke konfirmuar zërat e merkatos. Ai luajti 5 ndeshje dhe realizoi një gol.