SPORT, 10 Mars 2026, 17:59

E ardhmja në horizont, Asllani tregon dëshirën

E ardhmja në horizont, Asllani tregon dëshirën

Kristjan Asllani dëshiron të qëndrojë te Besiktas. Mesfushori ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Erdha te Besiktas me formulën e huazimit, por dua të qëndroj. Ky është një klub i rëndësishëm dhe ata luajnë gjithmonë për të fituar kampionatin, sikurse unë dua ta arrij këtë. Besiktas ka tifozë të mrekullueshëm”, tha ai.

24-vjeçari, deri më tani ka luajtur 5 ndeshje me skuadrën e re, ndërsa ka dhuruar një asist. Kujtojmë që në ndeshjen debutuese, u ndëshkua me karton të kuq