SPORT, 10 Mars 2026, 15:15

Bajerni përballet me një kundërshtar të panjohur, nuk ka luajtur kurrë me Atalantën në Champions

Bajerni përballet me një kundërshtar të panjohur, nuk ka

Edhe si pjesëmarrës i rregullt, Bajerni përjeton herë të para në Ligën e Kampioneve: për herë të parë në historinë e bavarezëve, ata do të përballen me Atalantën.

Qëllimi është i qartë: të vendosin bazat për kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë në Lombardi. Nuk ishte rastësi që Josip Stanisiç ishte në podium në konferencën për shtyp të hënën. Ashtu si Tah, mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Leverkusen që pësoi humbjen e vetme të vitit 2024, një disfatë të rëndë 0-3 ndaj Atalantës.

Mbrojtësi i Bajernit paralajmëron: “E dimë që kemi përballë një kundërshtar të fortë, që do të hyjë me ritëm maksimal që nga sekonda e parë dhe do të luaj një kundër një në të gjithë fushën.”

Ai shtoi se Bajerni është mësuar me një gjë të tillë edhe gjatë stërvitjeve. Edhe trajneri Kompani foli për duelet direkte një kundër një.

“Po luajmë kundër një skuadre të fortë italiane. Nuk duket si një kundërshtar i lehtë dhe nuk duhet nënvlerësuar.” Kompani e la të hapur nëse Kejn do të jetë në formacionin titullar apo do të futet nga stoli. Sulmuesi është rikuperuar nga dëmtimi në pulpë dhe është stërvitur mirë të hënën. “Duhet të marrim një vendim për atë që është më e mira për nesër. E rëndësishme është që Herri është në skuadër, ai mund të luaj një rol nesër.”

Stanisiç nuk dëshiron ta përjetoj sërish atë humbje me Leverkusen. “Më shqetëson ende, sepse ishte një mundësi unike. Ti dëshiron të fitosh një finale. Ne nuk luajtëm mirë dhe i lamë të na frikësonin. Absolutisht nuk dua të humbas përsëri kundër Atalantës, dhe nuk flas vetëm për veten, por edhe për Jonën.”

Ndërkohë, Bajerni u eliminua për herë të fundit në fazën e 1/8-ave në vitin 2019 kundër fituesit të mëvonshëm Liverpulit. Kjo do të jetë ndeshja e 50 e bavarezëve kundër një skuadre italiane, me një bilanc pozitiv: 22 fitore, 10 barazime dhe 17 humbje. Një gjë është e qartë: Bajerni hyn në këtë duel si favorit, por i paralajmëruar, dhe dëshiron të bëj më mirë se Leverkusen në 2024 dhe Dortmund dy javë më parë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë për atë që Bajerni synon të bëj në çdo kompeticion. Tani jemi në atë fazë ku gjithçka përshtatet në mënyrë perfekte. Pa frikë. Thjesht të fokusuar te mundësia për të shfrytëzuar shanset tona,” tha Kompani. Tani skuadra e tij duhet vetëm ta tregoj këtë në fushë.