SPORT, 9 Mars 2026, 19:34

Kivu as nuk e thirri Turamin për derbin me Milanin, pse ky vendim nga trajneri i Interit

Kivu as nuk e thirri Turamin për derbin me Milanin, pse ky vendim nga

Markus Turam as nuk u thirr nga Kristian Kivu për derbin, pavarësisht orëve të fundit të shpresës. Sulmuesin francez e kapi gripi  dhe stafi i skuadrës vendosi të mos e rrezikojë.

Djali i Lilian nuk do të mund të shërbejë as në ndeshjen në vazhdim. Një goditje për një repart që tashmë është pa Lautaro Martinez të dëmtuar, edhe nëse të paktën argjentinasi do të shkojë në stol, por vetëm për të brohoritur shokët e tij të skuadrës.

Një fakt shumë interesant. Lautaro Martinez ka qënë i përfshirë zyrtarisht në listë, por nuk është i gatshëm dhe do të vazhdojë të stërvitet veçmas për ditë të tëra. Mungesa totale e Turam vetëm sa rrit përgjegjësitë e dy sulmuesve të vetëm në fuqi për Kivun, Boni dhe Pio Espozito.