SPORT, 10 Mars 2026, 17:12

Penallti apo jo për Interin në derbi? Audio e VAR tregon se kontrolli zgjati vetëm 10 sekonda: Gjoks, asgjë, asgjë, gjithçka natyrale

Penallti apo jo për Interin në derbi? Audio e VAR tregon se kontrolli

Derbi mes Milanit dhe Interit u mbyll me polemika të shumta për një prekje të topit me dorë nga Riçi në zonë me zikaltrit që kërkuan penallti dhe me kryesorin Doveri që vazhdoi lojën normalisht.

Në emisionin “Open VAR” në “DAZN”, një nga drejtuesit e gjyqtarëve të Serisë A, Mauro Tonolini, ka vlerësuar se vendimi i kryesorit, ashtu si edhe i Abiso dhe Di Bello që ishin në VAR, ka qenë i drejtë.

Në transmetimin audio të VAR, Doveri mund të dëgjohet duke thënë: “Gjoks, asgjë, asgjë, është gjithçka natyrale”. Kontrolli është shumë i shpejtë, zgjat dhjetë sekonda dhe Doveri menjëherë i informon lojtarët në fushë, duke iu përgjigjur protestave të Françesko Pio Espozito: “Po ku është? Po është kështu, po luan futboll”, ndërsa i tregonte lëvizjen e dorës së Riçit.

Sipas Tonolinit, kishe qenë vendimi i duhur. “Ajo që lexuam na çuditi pak, por nuk kemi dyshime. Është një krah që mbetet në hije, ka një lëvizje për të larguar dorën nga Riçi dhe nëse ai do ta kishte hequr krahun, topi do ta kishte goditur përsëri gjoksin e tij. Këto incidente duhet të vlerësohen në mënyrë dinamike, lëvizja e ngadaltë rrezikon të krijojë dyshime që janë të papërshtatshme”, tha ai, duek iu përgjigjur edhe fjalëve të Dimarkos që kishte kërkuar që episodi të rishihej nga kryesori në VAR.

“Absolutisht jo, nuk kishte asnjë nevojë. A ka qenë gjithmonë linja koherente? Po, patjetër që ka qenë. Le të kujtojmë incidentin Napoli-Inter vitin e kaluar, me dorën e Dumfris. Edhe në atë rast, kishte një dorë që nuk ishte e dënueshme, sepse krahu mbeti në hije. Edhe në atë rast, pa prekjen e tij, topi do të kishte përfunduar në gjoks”, tha Tonolini.