SPORT, 9 Mars 2026, 16:46

Nuk ka shpresa për Realin, ylli i skuadrës humbet ndeshjen me Sitin në Champions

Nuk ka shpresa për Realin, ylli i skuadrës humbet ndeshjen me Sitin

Kilian Mbape nuk do të kontribuojë për Real Madrid, në ndeshjen e parë me Mançester Sitin. Vendimi është marrë dhe francezi nuk është gati për sfidën, që do të luhet të mërkurën në Madrid. Kështu Reali nuk ka shpresa, që do ta ketë të gatshëm.

Mbape nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa pati vrapime rreth fushës nga ana e tij. Për Mbapen pritet të ketë disa minuta ndaj Elçes në kampionat.

Besimi qëndron që të jetë në formë, për ndeshjen e kthimit në Mançester. Aty ku do të vendoset edhe një prej çerekfinalistëve të Champions.