TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lamine Jamal vazhdon të magjepsë. Perla e lindur në vitin 2007 shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Atletik Bilbao, gol i cili lejoi Barcelonën të fitonte në fushën e skuadrës baske.
Një rekord pas tjetrit për Jamal, i cili në moshën 19-vjeçare arriti 50 gola në karrierë, Mesi e arriti atë shifër në moshën 20 vjeç e 315 ditë. Nuk është kurrë e lehtë dhe është gjithmonë e pakëndshme të bësh krahasime, veçanërisht kur është fjala për Leo Mesin, i cili ka shkruar historinë e futbollit me numra mbresëlënës individualë dhe ekipor.
Megjithatë kur mundohesh të krahasohesh, apo të tjerët të të krahasojnë me argjentinasin edhe kjo është një arritje. Tani Jamal ka vendosur sytë e tij në një rekord tjetër. Numrat nuk gënjejnë kurrë dhe fakti që Lamine është pothuajse gjithmonë një faktor vendimtar në ekonominë e ekipit tashmë e bën atë një kampion të vogël.
Tifozët e Interit do ta mbajnë mend shumë mirë performancën që bëri vitin e kaluar në barazimin me dopietën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Jamal ishte me të vërtetë i pakapshëm dhe u desh një Somer i shkëlqyeshëm për të parandaluar sulmuesin “blaugrana” të fluturonte në finale në ndeshjen e “San Siro” kundër PSG.
Tani Jamal ka vendosur sytë e tij në një rekord tjetër, numrin më të madh të golave në një kompeticion të vetëm para se të mbushë 19 vjeç. Rekordi i përket Raul Gonzalez Blanko, ylli i Real Madridit, i cili shënoi 19 gola në sezonin 1995-1996. Në 7 përballet e fundit Jamal ka shënuar 7 gola, pra me një mesatare 1 gol për ndeshje dhe nëse vazhdon në këtë rrugë edhe rekordi i Raul është i kapshëm. Në total Lamine ka realizuar 11 gola dhe kur kanë mbetur edhe 9 javë kampionat edhe rekordi i Raul mund të kapet dhe tejkalohet.