TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Botërori i Katarit do të prezantonte ekipin e Bajernit me dy fytyra mbi bazë të lojtarëve pjesëmarrës në të. Është fakt se rekordmenët mbanin numrin më të lartë të futbollistëve të përfshirë në këtë aktivitet elitar, konkretisht 17. Si përfundim askush nuk ia doli të varte në qafë medaljen e artë.
Gjithsesi kjo është vetëm njëri kah i diskutimit, pasi përfundimi i turneut do të mbarte me vete shumë pasoja negative në Mynih. Fillimisht dëmtimi i Nojerit, më pas minutazhi minimal i De Ligt dhe Pavar, pa anashkaluar moshën e Çupo-Moting.
PORTA- Alternativa kryesore në kuadrat ka ndryshuar manovër nga Nybel në adresim të Somer. Jan po zhvillon sezon pozitiv me “Mëzat”, e demonstruar edhe në Kupën e Botës.
Gardiani i Myshengladbah e dëshmoi se përse e meriton te jetë në qendrën e vëmendjes në sytë e Salihamixhiç, pasi ishte ai, i cili neutralizoi 19 pritje nga ekipi i Nagelsman në duelin Bajern-M’gladbah, statistikë e paarritur më parë.
MBROJTJA- Reparti difensiv mbetet një tjetër hendek për t’u mbushur me cilësi në “Allianz Arena”. Dyshja De Ligt-Pavar morën rolin e spektatorit sesa të lojtarit në Botëror.
Gvardiol mbetet emri i nxehtë për të mbyllur këtë “gropë”. Paraqitja e kroatit në Katar impresionoi jo vetëm tifozët, por edhe Kahan me Salihamixhiç.
32 herë kampionët e Bundesligës njihen për shpenzimet e tepruara në prapavijë, çka do të thotë se gjetja e marrëveshjes nuk do të ishte çudi.
SULMI- Kolo Muani renditet si opsion “pykë”, pasi mosha e ÇupoMoting nuk binde dhe gjetja e zëvendësuesit rrit presionin te drejtuesit e kampionëve në tokën gjermane.
Transalpini në sezonin aktual ka konkretizuar 5 gola dhe 10 asiste përgjatë 14 takimeve të zhvilluara në kampionat.
E dhëna në fjalë reflekton se ai pavarësisht pozicionit është altruist para porte dhe ndihma në shërbim të ekipit merr vëmendjen kryesore.