SPORT, 21 Shkurt 2023, 12:28

Dy mungesa në mesfushë, shikoni formacionin e mundshëm të Realit kundër Liverpulit

Dy mungesa në mesfushë, shikoni formacionin e mundshëm të

Toni Kros dhe Orelië Tçuameni nuk janë përfshirë në skuadrën e Realit të Madridit për ndeshjen e sotme kundër Liverpulit.

Mesfushori gjerman mungoi në fitoren 4-0 të mërkurën e shkuar ndaj Elkes, por edhe në fitoren e së shtunës kundër Osasunës për shkaqe shëndetësore, ndërkohë që mesfushori francez është gjithashtu jashtë skuadrës për shkak të një gjendjeje gripale.

Megjithatë, Karim Benzema pritet të rikthehet pas mungesës në fundjavë.

Sulmuesi ka vuajtur të gjejë formën më të mirë fizike pas dëmtimit muskulor që pësoi në prag të Kupës së Botës, pavarësisht se ai shënoi dy herë ndaj Elçes, ndërsa u zëvendësua në fund të pjesës së parë dhe pastaj u la jashtë ndeshjes me Osasunën.

Dy mungesa në mesfushë, shikoni formacionin e mundshëm të