SPORT, 20 Shkurt 2023, 17:03

FOTO/ I dhuroi fitoren ekipit me dy gola, Cikalleshi pjesë e formacionit të javës në Arabinë Saudite

FOTO/ I dhuroi fitoren ekipit me dy gola, Cikalleshi pjesë e formacionit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është përfshirë sërish në formacionin e javës të kampionatit të Arabisë Saudite. 

Cikalleshi po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit.

32-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Al Khalej pasi ai ishte autori i të dy golave ndaj Damacit

Aktualisht skuadra e shqiptarit renditet në vend të 13-të me 16 pikë, teksa Cikalleshi numëron 5 gola dhe 1 asist.

FOTO/ I dhuroi fitoren ekipit me dy gola, Cikalleshi pjesë e formacionit