SPORT, 20 Shkurt 2023, 14:30

E bujshme nga Italia, drejtori sportiv i Milanit përfundon në radarët e Juventusit

E bujshme nga Italia, drejtori sportiv i Milanit përfundon në

Juventusi është në kërkim të një drejtori sportiv për sezonin 2023/24 dhe duket se emri më i lakuar është ai i Riki Masarës.

Ish-drejtori i Romës, tani i Milanit duket se do t’i japë lamtumirën kuqezinjve në fund të sezonit dhe “Tuttosport” bën me dije se bardhezinjtë kanë nisur nga puna për ta bindur.

Gjithsesi ende nuk ka asgjë të sigurt nga ana e të dyja palëve, me Masarën që do të vendosë në përfundim të sezonit.