TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong ka qenë prej kohësh në listën e objektivave për Mançester Junajtid në këtë merkato, me teknikun Ten Hag që e kishte kërkuar me ngulm afrimin e holandezit, i cili duket se është i destinuar të mos konkretizohet.
Sipas raportimeve nga “Goal”, pas një bisede me drejtuesit e klubit të cilët i kanë dhënë garanci për të ardhmen, De Jong ka vendosur ta refuzojë transferimin te Junajtid dhe të zgjedhë qëndrimin në Spanjë.
Junajtid tani është e detyruar ti rikthehet punës për të gjetur emra të tjerë në repartin e mesfushës, ku, Paredes i PSG-së mund të jetë një alternativë e mirë e 25-vjeçarit.