SPORT, 10 Korrik 2022, 15:35

“Një xhevahir për Shqipërinë!”- Samir Ujkani: Kristjan Asllani është Pirlo i ri! Kur e kam parë me të rinjtë…

“Një xhevahir për Shqipërinë!”- Samir Ujkani:

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, aktualisht ndodhet pa asnjë klub pasi mbylli aventurën e tij te skuadra e Empolit.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, ka folur në mikrofonat e “Radio Sportiva” për Kristjan Asllanin ku e ka pasur shok skuadre te ekipi toskan. Ujkani ka thene se Asllani bëri një hap të madh duke u transferuar te Interi dhe se ai është një xhevahir për Shqipërinë:

“Kur e pashë duke u stërvitur me të rinjtë e kuptova menjëherë se ishte shumë i fortë.  Jam shumë i lumtur që e hodhi këtë hap drejt Interit. E drejtë që u transferua te Interi për të luajtur në një nivel të lartë dhe për të konkurruar me kampionët.

Kualitetin e ka, thjesht duhet të futet në sistemin e lojës së Inzagit. Shpresoj të shkojë mirë me të.  Për mua ai është Pirlo i ri i futbollit italian. A mund të ishte bërë një futbollist i Italisë? Më vjen keq për Italinë, por për Shqipërinë është një ‘xhevahir’. Ka gjithçka për t’u bërë fenomen.”, përfundoi Samir Ujkani.