SPORT, 14 Tetor 2022, 22:21

Dështimi i klubeve të tjera spanjolle në Champions, Reali ka një arsye të fortë pse të festojë

Dështimi i klubeve të tjera spanjolle në Champions, Reali ka

Real Madrid mund të mbetet skuadra e vetme spanjolle në Ligën e Kampioneve që pas mbarimit të fazës në grupe të turneut. Barcelona, Atletiko Madrid dhe Sevilja rrezikojnë t’i japin lamtumirën turneut dhe normalisht ky duhej të ishte një lajm i keq për futbollin spanjoll.

Por për vetë madrilenët jo edhe aq. Prestigji nuk ka të bëjë me këtë, por me faktin se në lojë janë disa miliona euro të cilat në mungesë të klubeve të tjera, do të përfundonin në arkat e Real Madrid.

UEFA ndan një pjesë të të ardhurave të të drejtës TV në bazë shtetesh mes skuadrave që janë në garë në ture të ndryshme te kompeticionit. Mungesa e spanjolleve të tjera në raundin me kualifikim direkt, do të çonte në arkat e Realit 8,6 milionë euro të cilat në teori duhej t’i kalonin tre ekipeve të tjera spanjolle.