SPORT, 14 Tetor 2022, 14:53

Benzema mund të fitojë “Topin e Artë”, zbulohet roli i rëndësishëm i Ronaldos në ceremoni

Benzema mund të fitojë “Topin e Artë”, zbulohet roli

Më 17 tetor, në Paris, do të jepet çmimi lojtari më i mirë i vitit ose ndryshe “Topi i Artë”. Praktikisht nuk ka asnjë dyshim që fituesi do të jetë sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema.

Por befasia e madhe në këtë ceremoni do të jetë roli i sulmuesit Kristiano Ronaldo.

Benzema mund të fitojë “Topin e Artë”, zbulohet roli

Sipas medias franceze “Le Parisien” , portugezi do të jetë përgjegjës për dorëzimin e Topit të Artë dhe për këtë arsye ai do të marrë pjesë në këtë event. Pse? CR7 do ta bënte këtë si një gjest për t’i kthyer francezit gjithçka që i dha në sulmin që ndanë te Real Madrid.

Të dy mbërritën në vitin 2009 dhe ishin bashkë derisa Kristiano u largua për në Juventus në vitin 2018. 

Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve, La Liga-n dhe sulmuesi francez ishte jetik në skuadrën e Karlo Ançelotit për të përmbysur rezultatet që dukeshin të pabesueshme.