SPORT, 6 Korrik 2022, 08:59

Dëshiron largimin nga Reali, sulmuesi i madrilenëve kërkon Premier Ligën. Zgjedh skuadrën e…

Dëshiron largimin nga Reali, sulmuesi i madrilenëve kërkon

Marko Asensio është një nga lojtarët e shumtë të Realit të Madridit që nuk e ka ende të qartë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Kur i kanë mbetur dhe 12 muaj nga fundi i kontratës aktuale me “Los Blancos”, bisedimet për rinovimin kanë ngecur.

Ndonëse palët janë takuar shpesh mes tyre, duket se nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo ngecje e bisedimeve e ka shtyrë lojtarin të shohë për të tjera alternativa.

Klubi anglez mund të jetë pa diskutim një temë interesante për Asension. Nuk është diçka e re dëshira e tij për të luajtur në Premier Ligë.

Sipas portalit “TuttoMercato”, Reali i Madridit është gati të pranojë një ofertë në kufijtë e 25-30 milionë eurove, teksa ai pritet të kërkojë një pagë vjetore te 7 milionë eurot.