SPORT, 5 Korrik 2022, 17:11

Gjithçka nis nga Levandovski te Barça, Broja bëhet pjesë e një “dominoje” të vërtetë në merkato

Gjithçka nis nga Levandovski te Barça, Broja bëhet pjesë

Kryefjala e kësaj merkatoje duket të jetë transferimi i mundshëm i Robert Levandovskit te Barcelona, me lëvizjen e sulmuesit polak që pritet të shkaktojë një efekt “domino” në merkato ku pritet të përfshihet edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

Bajerni i kushtëzuar nga nevoja për të zëvendësuar polakun duket se do të drejtohet në Serinë A, ku Viktor Osimen i Napolit pritet të jetë pista e parë në merkato me klubin italian që kërkon 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

E gjitha mbetet ende një hipotezë në letër, por shumë varët nga çështja “Levandovski” dhe sesi klubet e përfshira do të lëvizin në merkato për të përmbushur nevojat respektive.Nuk përjashtohet mundësia që Broja të transferohet te Napoli.