SPORT, 4 Korrik 2022, 22:57

Tani nuk i pëlqen se është i vogël, Kristiano Ronaldo bëhet gati për çmendurinë e radhës

Tani nuk i pëlqen se është i vogël, Kristiano Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë lamtumirën Mançester Junajtid dhe ka vendosur që të mos kthehet te ”djajtë e kuq” këtë verë për të synuar transferimin në një klub tjetër që luan në Ligën e Kampioneve. Por ndërsa po mendon të zgjidhe të ardhmen e tij sportive, portugezi nuk harron edhe të zgjidhe “problemet” e të jetës së luksit që i lejon vetes me milionat që ka fituar gjatë karrierës.

“Esdiario” ka bërë të ditur se futbollisti portugez ka nxjerr në shitje avionin e tij privat të modelit Gulfstream G200. Një avion të cilin ai e bleu në vitin 2015 për një shifër prej 20 milionë eurosh e që tashmë duket se nuk plotëson kërkesat që ka futbollisti.

Ky është avioni me të cilin ai dhe familja e tij kanë udhëtuar gjatë këtyre viteve, por të cilin Runaldo ua ka dhënë me qira edhe futbollistëve apo biznesmenëve të njohur kur nuk e ka në përdorim. Një qira stratosferike pasi raportohet se për të pasur në përdorim këtë avion duhet të paguhen nga 6 mijë në 10 mijë euro në orë. Mendohet që avioni i ri të kushtojë shumë më tepër se sa ky mjet fluturimi që Ronaldo nxori në shitje.