SPORT, 5 Korrik 2022, 16:26

Zyrtare/ Mori ftesën e parë për në kombëtare, mbrojtësi shqiptar firmos në Serie A

Zyrtare/ Mori ftesën e parë për në kombëtare,

Shtohet kolonia e lojtarëve shqiptarë në Serie A, pasi ditën e sotme një tjetër lojtarë ka arritur të firmosë me skuadrën e njohur të kampionatit italian.

Bëhet fjalë për Kevin Haverin, i cili zyrtarisht është lojtari i Torino, teksa është blerë për shumën e 300 mijë eurove.

Torino prej kohësh ishte në ndjekje të mbrojtësit shqiptar, i cili për herë të parë me Kombëtaren A u grumbullua përballë Estonisë në miqësoren e fundit, por nuk u aktivizua asnjë minutë.