SPORT, 4 Korrik 2022, 18:18

Jo vetëm Uest Hem, një tjetër klub i Premier Ligës kontakton zyrtarisht Çelsin për transferimin e Armando Brojës

Jo vetëm Uest Hem, një tjetër klub i Premier Ligës kontakton

Tani nuk ka më vetëm interesim pro edhe kontakte zyrtare. Armando Broja është kthyer në objektivin e merkatos së shumë klubeve të njohura dhe tashmë ka edhe kontakte te tyre me klubin e Çelsit për transferimin e sulmuesit të përfaqësues shqiptare.

Mediat angleze kanë raportuar se tashmë ka shkuar në dy numri i klubeve të Premier Ligës që kanë nisur bisedimet me londinezët për futbollistin, pasi e shohin si një element që mund të shtojë cilësi në repartin e avancuar të tyre. Uest Hem ka nisur prej disa ditësh kontaktet me klubin e Çelsit, ndërsa sot listës i është shtuar edhe një tjetër emër i njohur, Evertoni.

Klube të tjera të interesuara për të janë edhe Sauthempton ku ai kaloi sezonin 2021-2022 në huazim, si dhe Njukasëlli, i cili është më i gatshëm të plotësojë kërkesën prej 30 milionë paund që Çelsi mendohet se i ka vënë kartonit të tij.