TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpooli ka investuar fuqishëm në afatin veror 2025– 26, por jo të gjitha përforcimet kanë përmbushur pritshmëritë. Dëmtimi i Alexander Isakut për muajt e ardhshëm e vështirëson sezonin për “Reds”, por mund të kthehet në mundësi të artë për Hugo Ekitiken.
Me largimin e Núñez dhe Díaz, sulmi u rindërtua rreth Isakut dhe Ekitikes, por balanca ka qenë problem. Sipas Mikah Riçards, mungesa e Isakut i hap rrugë Ekitikes për të marrë minuta të vazhdueshme dhe për të dëshmuar vlerën e tij.
Francezi ka lënë shenja pozitive që në debutim dhe tashmë ka shansin të bëhet lojtar kyç për Liverpulin, që kujtojmë nuk do të ketë për gati 1 muaj edhe shërbimet e Mohamed Salah, i cili gjendet në Kupën e Afrikës me Kombëtaren e Egjiptit.