SPORT, 23 Dhjetor 2025, 22:56

Ra nga teleferiku, ndërron jetë në mënyrë tragjike futbollisti 34-vjeçar

Ra nga teleferiku, ndërron jetë në mënyrë tragjike

Ish-futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë pasi ra nga një teleferik në një resort skish në Mal të Zi. Gruaja e tij ishte dëshmitare e aksidentit tragjik, teksa Hertner ra nga një lartësi prej 70 metrash në tokë dhe humbi jetën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi në resortin e skive Savin Kuk, pranë qytetit malor Zabljak. 

Sipas raportimeve të para, një teleferik i dyfishtë u shkëput nga kablli dhe u përplas me sediljen pas tij. Hertner ra në momentin e përplasjes, ndërsa gruaja e tij 30-vjeçare mbeti e bllokuar në sedilje dhe u shpëtua nga shërbimet e emergjencës. Ajo pësoi një thyerje në këmbë. 

Të paktën tre turistë të tjerë mbetën të bllokuar për disa orë, por ekipet e shpëtimit arritën t’i ulnin në mënyrë të sigurt. 

Sebastian Hertner ishte 34 vjeç dhe kishte luajtur si mbrojtës për klube gjermane si 1860 Munich, Erzgebirge Aue dhe Darmshtadt në ligën e dytë gjermane. Ai ishte edhe kapiten i ETSV Hamburg, që garon në Oberliga, niveli i pestë në Gjermani.