TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani po përgatitet intensivisht për sesionin e ardhshëm dimëror të merkatos, me synimin për të përforcuar repartin mbrojtës, i cili ka shfaqur nevojë për alternativa të reja.
Drejtuesit kuqezi kanë monitoruar prej kohësh disa profile, mes të cilëve spikati emri i Federiko Gatit, mbrojtës qendror i Juventusit, i lindur në vitin 1998. Lojtari vlerësohet për forcën fizike, disiplinën taktike dhe eksperiencën e fituar në Serie A.
Megjithatë, pista që çon drejt Gatit duket pothuajse e pamundur për t’u konkretizuar. Juventusi e konsideron mbrojtësin si një element kyç të projektit sportiv dhe e ka shpallur praktikisht të pashitshëm. Edhe trajneri Masimiliano Alegri e sheh atë si profilin ideal për stabilitetin e prapavijës bardhezi.
Për më tepër, kontrata e Gatit, e vlefshme deri në vitin 2030, e rrit ndjeshëm vlerën e kartonit, duke e bërë operacionin ekonomikisht shumë të vështirë për Milanin, i cili tashmë po vlerëson alternativa të tjera në treg.