SPORT, 24 Dhjetor 2025, 21:49

Zinedin Zidan shfaqet në Kupën e Afrikës, legjenda franceze ndjek nga afër djalin

Zinedin Zidan shfaqet në Kupën e Afrikës, legjenda franceze

Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedin Zidan është shfaqur në Kupën e Afrikës, teksa ndoqi nga shkallët e stadiumit, duelin mes Algjerisë dhe Sudanit që përfundoi me rezultatin 3 me 0.

Arsyeja është e thjeshtë, ai ndoqi nga afër djalin e tij, Luka Zidan, që mbrojti portën e Algjerisë, duke e mbajtur të paprekur.

Gardiani 27 vjeçar ishte titullar për kombëtaren e Algjerisë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës.

Kujtojmë që Luka muaj më parë vendosi ta përfaqësojë Algjerinë, derisa debutoi me 14 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Ugandës.

Zinedin Zidan shfaqet në Kupën e Afrikës, legjenda franceze